Menduh Thaçi shëndrohet në “panelist” te “Opinioni” - tetova1.com

Menduh Thaçi shëndrohet në “panelist” te “Opinioni”


opinion-tvklan1
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Nov 12, 2014





Kohën e fundit kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi jemi duke e parë tek emisioni “Opinion” që udhëhiqet nga Blendi Fevziu jo si mysafir me të cilin do bisedohet tema që kanë të bëjnë me pozitën e shqiptarëve të Maqedonisë, por si një panelist që prezanton qëndrimet e tij personale rreth temave të caktuara.

Kështu dy herat e fundit që Menduh Thaçi ka qenë tek “Opinioni” është biseduar për raportet Shqipëri-Sërbi. Kështu me 23 tetor (vetëm një ditë pasiqë mysafir tek “Opinioni” ishte kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti), Menduh Thaçi ishte pjesë e panelit ku u bisedua në temën “Serbi-Shqipëri, a u teprua me nacionalizëm”. Në panel bashk me Menduh Thaçin ishin edhe Preç Zogaj, Mentor Nazarko, Fatos Lubonja, Mimoza Kusari dhe Glauk Konjufca.

23-opinion

Kurse mbrëmë te “Opinion” u bisedua për “Rama në Beograd,patriotizëm apo diplomaci?”. Pjesë të debatit përveç Menduh Thaçit ishin edhe Artan Hoxha, Luan Hajdaraga, Aldo Bumçi, Alfred Lela, Andi Bushati.

12-11 opinion

Për dallim nga Thaçi, Ali Ahmeti me 22 tetor ishte mysafir në emsionin “Opinion” dhe temë e bisedës ishin shqiptarët e Maqedonisë dhe përveç tjerash tregoi se si në vitin 2001, ish kryeministri Gjeorgjevski i kerkoi ndarjen e Maqedonise dhe se ai e ka refuzuar dhe aspak nuk është penduar.

opinion-tvklan-Ali

Meqenëse edhe Ahmeti edhe Thaçi kanë raporte të mira me gazetarin Blendi Fevziu, për të mirën e shqiptarëve të Maqedonisë do ishte një debat në “Opinion” ku do ishin prezent këta dy lider të partive politike.

/tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net