Stojkov: Jam i gatshëm të bisedoj me Shkëndijën - tetova1.com

Stojkov: Jam i gatshëm të bisedoj me Shkëndijën


acestojkov
Kategoria: Sport

Postuar më: Wed, Nov 12, 2014





Sulmuesi i Rabotniçkit, Aco Stojkov, i cili aktualisht është i grumbulluar me reprezentacionin e Maqedonisë në futboll për ndeshjen eliminatore kundër Sllovakisë, ka deklaruar për “Lajm” se zyrtarisht nuk ka kontaktuar me drejtuesit e Shkëndijës, por se është i gatshëm të ulet dhe të bisedoj.

“Zyrtarisht nuk ka asgjë, nuk kam pasur kontakte pas ndeshjes në Tetovë. Atje ku do të merrem vesh, të jem i kënaqur me kushtet çdo kund do të luaj. Jam gati të bisedoj me çdo klub, pra edhe me Shkëndijën”, deklaroi për “Lajm”, Stojkov.

Për Shkëndijën tha vetëm fjalë të mira. “Është klub i mirë, ka tifozë të mirë”, tha Stojkov. Këtij të fundit në dimër i përfundon kontrata gjashtëmujore me Rabotnickin./lajm/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net