ALI AHMETI IA TREGON DHËMBËT NIKOLLA GRUEVSKIT?
|
A po e ndryshon taktikën e veprimit BDI kundrejt partnerit qeveritar VMRO-DPMNE në mandatin e tretë të qeverisjes së përbashkët? Apo ia tregon dhëmbët Ali Ahmeti, Nikolla Gruevskit edhe çfarë fshihet pas saj? Janë këto disa nga dilemat që kanë hapur mediat proqeveritare maqedonase pas kundërshtimeve të fundit të ministrave të BDI-së në mbledhjen e fundit qeveritare lidhur me aksionet policore dhe ato të DAP-it nëpër vendbanimet shqiptare.
Nga BDI nuk kanë komentuar nëse kjo lidhet me ndonjë veprim të ri politik në kuadër të Qeverisë. Por, duke parë atmosferën në mbledhjen e fundit qeveritare, kjo mund të jetë edhe e pritshme, që integristët të kundërshtojnë hapur çfarëdo veprimi të gabuar politik të partnerit maqedonas VMRO.
Ashtu edhe si që plasoi Aktuale.mk, në seancën e fundit të Qeverisë së Maqedonisë është biseduar për aksionet e fundit të DAP-it dhe policisë nëpër disa vendbanime shqiptare. Kjo çështje, ishte ngritur personalisht nga Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri i cili së bashku me ministrat tjerë shqiptarë ka kundërshtuar ashpër prezencën e policisë speciale gjatë aksioneve në disa vendbanime shqiptare.
Njëherit në këtë seancë ishte diskutuar që qasja e organeve shtetërore të jetë njësojë në të gjatë vendbanimet pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe ligji të funksionojë njëjtë për të gjithë. Së fundmi, edhe zv/kryeministri Musa Xhaferi apostrofoi në zv/kryeministrin dhe ministrin e Financave Zoran Stavreski kur bëhet fjalë për miratimin e rrogave për të punësuarit sipas MO-së në administratë të cilët vazhdojnë të mos sistemohen edhe sot e kësaj dite. Ai, madje paralajmëroi sanksione për institucionet që bllokojnë sistemimin e administratorëve shqiptarë. (Aktuale.mk)






