Banorët e Gllogjës financojnë ndërtimin e fushës sportive, kurse në Bërvenic dhe Rataj i ndërton shteti - tetova1.com

Banorët e Gllogjës financojnë ndërtimin e fushës sportive, kurse në Bërvenic dhe Rataj i ndërton shteti


fushasportive
Kategoria: Sport / TOP LAJM

Postuar më: Thu, Nov 13, 2014





Edhe pse Tetova me rrethinë është një vendbanim me shumicë dërmuese shqiptare, investimet e institucioneve shtetërore me shumicë shkojnë në vendbanimet e banuara me popullatë të pastër maqedonase.
Kështu Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe drejtori i Agjencisë të Rinisë dhe Sportit, Marjan Spaseski sot në Bërvenicë dhe fshatin Rataj në mënyrë solemne do ta përurojnë fushën sportive për më shumë qëllime e cila është pjesë e projektit të AMS-së. “Ndërtimi i 100 fushave sportive për më shumë qëllime në mbarë vendin”.
Dhe derisa në vendbanimet e banuara me maqedonas shteti investon, në vendbanimet shqiptare në munges të investimeve shtetërore fushat sportive financohen nga popullata lokale si dhe nga mërgimtarët.
I tillë është rasti me banorët e fshatit Gllogjë të Komunë së Tearcës të cilët me vetëfinancim ndërtojnë fushën sportive.

/tetova1/

stadioni-gllogj

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net