Tetova Feston Nëntorin - La Stravaganza & Table - Balet modern - tetova1.com

Tetova Feston Nëntorin - La Stravaganza & Table - Balet modern


Kategoria: Kulturë

Postuar më: Thu, Nov 13, 2014





Festa e Tetovës për nëntorin vijon. Dy shfaqe koreografike do të vijnë për publikun tetovar, pikërisht në kuadër të manifestimit “Tetova Feston Nëntorin 2014“. Pas premierave të suksesshme në TKOB– Tiranë, “La stravaganza“ dhe “Table“, këto artist do të vinë edhe për publikun tonë. Pjesë këto të inspiruara nga realiteti shoqëror. Nga ftohtësia dhe largësia gjithnjë e më e dukshme e njerëzve nga bota reale, ndjeshmëria dhe socializimi, ku lehtas vihet re implikimi i teknologjisë dhe botës jo reale në çdo qelizë shoqërore. Këto shfaqe publiku mund t’i ndjekë më 13.11.2014 (e enjte), ora 19:00 në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë në Tetovë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net