Lëvizja BESA alarmon qarqet proserbe në Maqedoni
Paralajmërimi për paraqitjen e subjektit të ri shqiptar BESA, duket se ka alarmuar deri në lemeritje qarqet proserbe në Maqedoni. Të frikësuar se do të ju dështojnë planet për kthimin e policisë dhe ushtrisë serbe, planet për bashkimin e ambasadave me Serbinë, si dhe plane tjera për të na integruar me Serbinë, këto qarqe i janë vërsulur me akuza turqve dhe Turqisë.
Me aludime të fshehta djallëzore, tipike për strukturat që burojnë nga idelogjitë e errëta marskisto-staliniste-leniniste, këta skizo-persona, tentojnë ta satanizojnë aleatin e shqiptarëve, SHBA-ve dhe vendin anëtarë të NATO-s, Turqinë, vetëm e vetëm për të ruajtur edhe më tej ndikimin e madh të Serbisë, shtetit që realizoi krimet më të rënda që njeh historia e Evropës pas Luftës së Dytë Botërore.
Mirëpo pasi këto akuza vijnë nga persona që janë dëshmuar se për interes të shërbimeve sekrete janë të gatshëm të fusin rininë në lloj-lloj skenare, jemi të sigurt se shqiptarët shumë lehtë do të vërejnë se bëhet fjalë për persona që për interes të Serbisë janë të gatshëm të shajnë edhe gjëratën e tyre e jo ndonjë parti tjetër rivale.
Mirëpo pasi këto akuza vijnë nga persona që janë dëshmuar se për interes të shërbimeve sekrete janë të gatshëm të fusin rininë në lloj-lloj skenare, jemi të sigurt se shqiptarët shumë lehtë do të vërejnë se bëhet fjalë për persona që për interes të Serbisë janë të gatshëm të shajnë edhe gjërat më të shenjta, e lëre më ndonjë parti tjetër rivale.
/Lajm/




