A po i mbledh Ziadin Sela afër vete “Xhaferistët”? - tetova1.com

A po i mbledh Ziadin Sela afër vete “Xhaferistët”?


Kategoria: Lajme

Postuar më: Die, Nën 16, 2014





PDSH-së që u themelua nga ideologu i saj Arber Xhaferi, tanimë siç duket po i zihet fryma ditë e më shumë nga kryetari aktual Menduh Thaçi. Në fakt të gjithë ata që nuk pajtohen me idenë e Thaçit në një apo tjetër formë po detyrohen të largohen nga partia, pasi s’ka rrugë tjetër për debat intelektual ose reforma qenësore.

Përkrahësit dhe rryma politike e Arbër Xhaferit brenda PDSH-së po minimizohet çdo ditë e më shumë dhe rasti i fundit i Miat Sadikut e konfirmon një gjë të tillë. Siç mëson Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk, jozyrtarisht Sadiku ka dhënë dorëhqje nga posti i nënkryetarit të partisë.

Nuk dihet cili do të jetë veprimi i tij i ardhshëm, por duke pasur parasysh se të gjithë truri intelektual i PDSH-së gradualisht po largohet dhe po shkon në iniciativën e Zijadin Selës për reformim të PDSH-së, pritet që edh eky i fundit t’i bashkëngjitet kësaj nisme.

Gjatë ditëve në vijim, vetë Miat Sadiku pritet të prononcohet nëse do të bashkohet me Selën ose cili do të jetë qëndimi i tij i ardhshëm në rrafshin politik.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net