Tetovë: Dy të rinj kapen me 5 laptopa të vjedhur
Pas një kontrolli të policisë së Tetovës, në një makinë e tipit “Golf” janë sekuestruar pesë mini laptopë dhe një radio kasetofon, ku janë arrestuar dy të rijnë nga Tetova.
Siç njofton Policia, sot rreth orës 4 në rrugën “Marshal Tito”, në afërsi të tregut të gjelbër në Tetovës, policët kanë ndaluar një makinë e tipit “Golf” me targa të Tetovës, drejtuar nga 23 vjeçari A.LL si dhe shoku i tij 20 vjeçari LL.S të dytë nga Tetova.
Pas kontrollit në bagazhin e makinës gjenden pesë mini laptopë dhe një radio kasetofon, të dyshuar se e kanë origjinën nga ndonjë vjedhje, ndoshta në shkollë, njofton TetovaSot.
Të dy të rinjtë janë arrestuar dhe po mbahen në Stacionin Policor të Tetovës, dhe automjeti dhe sendet e gjetura janë konfiskuar për verifikim.
Policia po punon në zbardhjen dhe sqarimin e të gjitha detajeve të lidhura me rastin, pas së cilës të arrestuarit do të ndiqen me padi adekuate.




