VMRO-DPMNE kërkon që Zaevi të publikojë “bombën” - tetova1.com

VMRO-DPMNE kërkon që Zaevi të publikojë “bombën”


Kategoria: Lajme

Postuar më: Mar, Nën 18, 2014





VMRO-DPMNE kërkoi nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev që pas paralajmërimeve për “bombë”, të publikojë atë që ka për ta publikuar.

“Tashmë një kohë të gjatë opozita e vendit tonë po paralajmëron njëlloj bombe, surpriza, po fryen atmosferën dhe krijon një eufori të rrejshme për anëtarësinë e saj. Ashtu sipas tyre, kjo bombë do të detyrojë qeverinë që të tërhiqet kokë ulur për tre ditë, se kjo bombë do të prekë marrëdhëniet ndëretnike dhe kushedi se çfarë mund të dëmtojë kjo bombë shtetin”, thuhet ndër të tjera në reagimin e VMRO-DPMNE duke bërë thirrje që të publikohet kjo bombë e paralajmëruar. Kjo parti gjithashtu nënvizon se është e përgaditur për të gjitha skenaret e mundshme. Lideri i LSDM, Zoran Zaev paralajmëroi publikimin e disa dëshmive që sipas tij do të detyrojnë kryeministrin Nikola Gruevski dhe qeverinë e tij që pre tre ditë të dorëhiqen dhe se kjo bombë e quajtur sipas tij do të trondis edhe marrëdhëniet ndëretnike.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net