Gruevski: Secili që ka marrë diplomë pa dije, do të ulet të mësojë
|
Propozimet që i shpalosi Qeveria me publikun në drejtim të përmirësimit të diturisë dhe kualitetit në arsimimin e lartë janë motivuar që t’u ndihmojnë studentëve, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski, i pyetur prpozimin për futjen e provimit shtetror në arsimimin e lartë. Sipas tij, reforma është e mirë por në të do të punohet pas një debate të gjerë në të cilën do të kyqen edhe studentët.
“Të rinjtë duhet të marrin diploma me dituri, e cila do t’ju ndihmojë në jetë. Ata veçmë janë përfshirë, sepse OSM ka organizuar ngjarje të tilla, si me studentët ashtu edhe me profesorët. Do të hyjnë të gjitha faktorët e mundshëm dhe nga ai aspekt do të dëgjohet mendimi i secilit, dhe do të analizohet”, tha kryeministri.
Ai sqaroi se çdo student do të ketë të drejtë të japë provim aq herë sa ka nevojë derisa nuk e jep provimin. Duke folur për qëllimin e testimit ekstern, Gruevski theksoi se ka nevojë për secilin që ka ardhur deri te diplomimi pa dijeni “të ulet dhe të mësojë”. Sipas tij, në këtë moment po ndëgjohen të gjitha mendimet, bëhen analiza dhe krahasimet.










