Nëse “Shqipëria e Madhe” është vetëm mit, përse frikësohet Maqedonia?!
|
Një historian serb ka komentuar rreth zhurmës që po bëhet rreth të ashtuquajturës “Shqipëria e Madhe”. Çedomir Antiq ka përmendur për “Vecernje Novosti” faktin se në shtator, në mes të Shkupit, një lëvizje politike shpallur Republikën e Iliridës.
“Nëse populli serb do të punonte në këtë mënyrë për Serbinë e Madhe do të ishte bombarduar”, ka deklaruar Antiq. Ai beson se sjellja e elitës politike shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë tregon zhgënjimin e madh. Sipas tij, politikanët shqiptarë janë të prirë që këto ambicie t’i thonë në mënyrë shumë të rafinuar.
Historiani serb thekson se SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania sponsorizojnë mbijetesën e Maqedonisë dhe Malit të Zi, ekzistenca e të cilave do të vihej në pikëpyetje në rast se do të krijohej një shtet i bashkuar shqiptar në Ballkan.
Antic thekson se “Shqipëria natyrale”, siç preferojnë ta quajnë shqiptarët, ndoshta do të ishte e përshtatshme vetëm për Turqinë.
I pyetur përse Amerika përkrahu shkëputjen e Kosovës, Antiq ka deklaruar se ky ishte rezultat i situatës së krijuar pas Luftës së Ftohtë, paaftësisë së elitës serbe për të kuptuar rrethanat e kohës. Sipas tij, Sllobodan Millosheviqi kishte shtatë vjet për të bërë diçka për Kosovën, por vetëm u zhyt në korrupsion./zhurnal/










