Zekolli: “Bashkësia ndërkombëtare të kërkojë shkarkimin e Musa Xhaferit”
|
Analisti politik Arsim Zekolli është i mendimit se është koha që bashkësia ndërkombëtare - ShBA, BE, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Norvegjia - të kushtëzojnë bashkëpunimin me SIMO (Sekratariatin për implementimin e marrëveshjes së Ohrit) me shkarkim nga posti dhe largim nga cilido funksion shtetëror të Musa Xhaferit.
Ja se çfarë shkruan Zekolli në facebook:
Mendoj se është koha që bashkësia ndërkombëtare - ShBA, BE, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Holanda, Norvegjia - të kushtëzojnë bashkëpunimin me SIMO (Sekratariatin për implementimin e marrëveshjes së Ohrit) me shkarkim nga posti dhe largim nga cilido funksion shtetëror të Musa Xhaferit.
Ky njeri është celula kyçe e kancerit jo vetëm në politikën por edhe shoqërinë Shqiptare në Maqedoni. Asnjë prononcim nga cilido përfaqësues i huaj në vend apo jashtë mbi luftën kundër krimit, korrupsionit, nepotizmit, partizimit nuk mund të konsiderohet serioz dhe i sinqertë përderisa pranojnë bashkëpunim me këtë njeri.









