Gruevski uron për Ditën e Alfabetit: Vlerat i kemi të përbashkëta! - tetova1.com

Gruevski uron për Ditën e Alfabetit: Vlerat i kemi të përbashkëta!


Kategoria: Lajme

Postuar më: Pre, Nën 21, 2014





Kryeministri Nikolla Gruevski dje provoi të flasë pak në shqip, ndërsa sot uroi pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë me rastin e 22 Nëntorit - Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe.
“Unifikimi dhe krijimi i një alfabeti modern paraqet hap të rëndësishëm ndaj zhvillimit arsimor dhe kulturor. Ky është edhe çelësi për zhvillim dhe rritje në të gjitha proceset, kulturore, ekonomike, politike dhe kulturore. Festa e sotme është ditë e rëndësishme për të gjithë pjesëtarët e bashkësisë etnike shqiptare në Republikën e Maqedonisë, por edhe shënimi i tij është i rëndësishëm për zhvillimin e multietnicitetit dhe kultivimit të vlerave të tilla”, thotë kryeministri i Maqedonisë.
Në të ai shton se përmes festimit të tyre e kultivojmë tolerancën, e valorizojmë respektimin e ndërsjellë i cili si shtet është i rëndësishëm, ndërsa, siç potencon, duke i ndarë veçoritë e bashkësive ne krijuam model i cili duhet të jetë shembull për nga veçantia e tij dhe për nga karakteristikat e bashkëjetesës së përbashkët, respektit dhe traditës së mirëkuptimit të ndërsjellë.
“Vlerat e tilla duhet të rrënjosen thellë në mesin e qytetarëve dhe janë pjesë e pashkëputshme e Republikës së Maqedonisë. Prandaj se si do të sillemi ndaj këtyre çështjeve varet edhe çfarë të ardhme do të ndërtojmë. Këto janë vlera të përbashkëta të cilat duhet të jenë përparësi e shoqërisë tonë dhe stimul me forca të përbashkëta të vazhdojmë të punojmë për të mirën e shtetit tonë, të vazhdojmë me angazhimet për sigurimin e kushteve për rritje dhe zhvillimin e standardit të qytetarëve”, thotë kryeministri Gruevski.
Bashkimi ndaj këtyre temave të rëndësishme jep energji shtesë dhe jam i bindur, thotë Gruevski, se vetëm kështu mund të arrijmë shumë më shumë për shtetin tonë të përbashkët Republikën e Maqedonisë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net