Ademi: Unifikimi i abetares mese i nevojshëm
|
Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi, ka përmendur rëndësinë e unifikimit të Abetarës, edhe për shqiptarët e Maqedonisë, gjë e cila po pengohet nga Ligji për tekstet shkollore. Ademi tha se ai dhe ekipi i tij kanë kërkuar që ligji në fjalë të ndryshohet.
“Unë e kam thënë edhe më herët, për momentin në Maqedoni Ligji për tekstet shkollore është që për një lëndë mësimore të mësohet nga një tekst unike dhe për momentin kjo është pengesa kryesore. Jemi duke punuar që Ligji për tekstet shkollore të ndryshohet dhe veçanërisht të përmirësohen tekstet kontroverse për disa lëndë për nxënësit shqiptarë dhe të tjerët dhe besojë se me ndryshimin e ligjit do të krijohen edhe baza juridike jo vetëm për përmirësimin e teksteve por edhe për të pasur një abetare unike për nxënësit shqiptarë kudo që jetojnë”, ka thënë ministri Ademi.










