Izet Zeqiri: Tekstet shkollore përplot fyerje
|
Para disa ditësh ministri i arsimit dhe shkencës Abdilaqim Ademi, deklaroi se do të duhet të ndryshohet ligji, i cili do t`i mënjanonte gabimet dhe fyerjet e shumta që gjenden në librat shkollor.
Profesori universitar, dhe ish deputet i radhëve të RDK, prof.dr. Izet Zeqiri, në profilin e tij në fejsbuk, nxori disa fyerje dhe gabime që ekzistojnë nëpër librat shkollor, ku nxënësit e shkollave tona i mësojnë.
“Maqedonia në pjesën veriore të saj kufizohet vetëm me Serbinë”, kështu shkruan në tekstin e lëndës së Shoqërisë për klasën e katërt të shkollës fillore. Në këtë tekst shkollor të botuar në vitin 2009, Kosova nuk figuron si fqinj i Maqedonisë, edhe pse ajo është pranuar nga Maqedonia si shtet në vitin 2008.”, shkruan në fejsbuk profesor Izet Zeqiri
Ai përmendi edhe pjesë tjera, të teksteve shkollore nga lëmi i gjeografisë dhe drejtimeve tjera ku hetohen gabime dhe fyerje të mëdha ndaj shqiptarëve.










