Kur Menduh Thaçi dhe Ziadin Sela ishin kundërshtar në basketboll (FOTO)
Ishte viti 2010 kur në Strugë u mbajt turniri “Struga 2010″. Në këtë turnir përveç anëtarëve të Rinisë Demokratike Shqiptare, një ndeshje basketbolli u zhvillua edhe ndërmjet anëtarëve të kryesisë së PDSH-së.
Si tash që janë kundërshtarë politikë, Menduh Thaçi dhe Ziadin Sela edhe atëher luanin në dy ekipe të ndryshme. Karakteristikë ishte se në atë kohë Menduh Thaçi ishte me veshje sportive të Barcelonës, kurse Ziadin Sela ishte veshur kuq e zi.
4 vite më vonë në Strugë dje në ambientet sportive të SHMK ” Ibrahim Themo” u zhvillua turneu i volejbollit me rastin e festave të nëntorit. Por në këtë turnir nuk mirte pjesë Menduh Thaçi por vetëm Ziadin Sela. Dhe kryetari i Strugës ashtu si Thaçi në vitin 2010 kishte veshur veshje sportive të Barcelonës.
/tetova1/
Strugë 2010 Strugë 2014




