UEJL, Qendra e karrierës nënshkruan marëveshje me kompaninë “10 Minutes with”
Qendra e karrierës në UEJL ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë: “10 Minutes with” (http://www.10minuteswith.com/).
Kjo kompani ju ofron mundësi për punësimi dhe kryerje të mësimit praktik në shumë shtete të ndryshme të botës. Prandaj Qendra e karrierës ju sugjeron të gjithë studentëve dhe të diplomuarve në UEJL që të aplikojnë në këtë kompani.
Të interesuarit gjithashtu në këtë ueb faqe mund të konsultojn videot me anë të së cilave do të njoftohen për mënyrat se si të dalin më të suksesshëm gjatë një intervistë dhe fazave të tjera të punësimit.
Ajo çka ju duhet të bëni është të regjistroheni në këtë ueb faqe me e mail adresën e universitetit.
/tetova1/




