Argumente për nepotizmin në BDI - tetova1.com

Argumente për nepotizmin në BDI


ushtria-clirimtare-kombetare-uck
Kategoria: Opinione

Postuar më: Tue, Nov 25, 2014





Agron Demiri
Po ju drejtohemi me këtë letër, duke shpresuar se nëse botohet, do të marrë fund nepotizmi i deritanishëm gjatë punësimeve dhe në konkurset e ardhshme për administratë do të punësohen njerëz adekuatë.
Deri sa shumë fëmijë të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës kanë mbetur pa punë, rreth 30 anëtarë të familjes së Musa Xhaferit janë punësuar që nga viti 2002 e deri tani. Më poshtë po ju sjellim edhe disa emra:
Festim Dervishi
Festime Dervishi
Nexhbi Dervishi,
Jetmira Dervishi
Kujtim Zendeli
Shpresa Zendeli
Hazbije Lutfiu
Zoja Purellku
Maixhe Xhaferi
Flamur Jashari
Jehon Xhaferi
Gëzim Xhaferi
Fadil Rexhepi
Imer Ballazhi
Këta janë vetëm disa emra të familjarëve të afërt - nipa, dajallarë, fëmijë të tezeve e të hallave, por nuk janë as një e treta e gjithë familjarëve të punësuar të Musa Xhaferit. Deri sa shumë familje të luftëtarëve dhe dëshmorëve jetojnë në varfëri, të gjithë këta që i numërum më lart vozisin vetura luksoze. Me punësime të familjarëve nuk ngec as ish shoferi i Musa Xhaferit që tash don të bëhet kryetar i degës së BDI-së në Kërçovë, Enver Ipçe.
Edhe një herë ju lusim ta botoni këtë tekst, sepse edhe në konkursin e fundit ka shumë emra të familjarëve të funksionarëve të BDI-së, bile edhe dashnore të politikanëve. Nëse e botoni këtë letër, jemi të sigurt se do të pengoni nepotizmin e ardhshëm dhe do të ju ndihmoni familjeve që me të vërtetë kanë nevojë të kenë nga një familjar të punësuar.
Ju përshëndes në emrin tim dhe në emër të një grupi të ish ushtarëve, Agroni

 

Opinionet e artikullshkruesve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe qëndrimin e redaksisë.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net