Aviacioni ajror, subvencionet: Kosova paditë Maqedoninë - tetova1.com

Aviacioni ajror, subvencionet: Kosova paditë Maqedoninë


Kategoria: Diaspora / Ekonomi / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Nov 25, 2014





Kosova dhe Maqedonia janë përfshirë sërish në probleme. Qeveria e Kosovës dorëzoi në Komisionin Evropian një ankesë se Maqedonia po dëmton konkurrencën në transportin ajror duke dhënë subvencione për bileta. Këtë informacion e publikuan mediat e Kosovës, ndërkohë që autoritetet e Prishtinës, thonë se së shpejti, presin përfundimin e këtij kontesti. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë thonë se procedura për dhënien e mbështetjes financiare për transportuesit ajror vendor dhe ata të huaj, është analizuar me kujdes para se të zbatohet dhe ajo është në përputhje me legjislacionin dhe parimet evropiane.

“Dekreti për dhënien e mbështetjes financiare të transportuesve ajror vendor dhe procedura për dhënien e mbështetjes financiare është në përputhje me direktivat e Bashkësisë Ekonomike për Financimin e Aeroporteve dhe ndihmë fillestare për transportuesit ajrore që operojnë nga aeroportet rajonale. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës së Kosovës në vitin 2012 dërgoi shkresë në të cilën arsyetonte normat ndërkombëtare juridike në bazë të të cilave zbatohet projekti për dhënien e mbështetjes financiare për transportuesit ajror. Legjislacioni evropian nuk është shkelur” - theksojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Prej atje thonë se edhe në të ardhmen do ta vazhdojnë me subvencione me qëllim rritjen e numrit të fluturimeve direkte kundrejt destinacioneve evropiane si dhe të ketë bileta më të lira për udhëtarët në Maqedoni. Edhe pse modeli për koncesion të aeroportit të Prishtinës, që zgjodhën autoritetet kosovare u prezantua si më i mirë nga modelet që i ndoqën aeroportet në Shkup dhe Tiranë, sipas shkrimeve nëpër media, shumë nga pjesëmarrësit në debatin për qarkullimin ajror nuk janë pajtuar me pohimin e tillë. Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” i është dhënë nën koncesion 20 vjeçar konsorciumit turko-francez “Limak” dhe “Aeroporti Lion”, sipas parimit të partneritetit publiko-privat që duhet ta modernizojnë dhe zgjerojnë, me investime prej 100 milionë eurosh. Ndërsa aeroportet maqedonase i janë dhënë nën koncesion të plotë kompanisë turke “TAF”. Natasha Stojanovska

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net