Ja Çfarë thotë Kryeparlamentari Turk për Lëvizjen BESA - tetova1.com

Ja Çfarë thotë Kryeparlamentari Turk për Lëvizjen BESA


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Nov 25, 2014





Në lidhje me formimin e partisë së re “BESA” në Maqedoni, për të cilën thuhet se mbështetet nga Turqia, Çiçek tha se kjo nuk është e vërtetë sepse sipas tij Turqia nuk mund të jetë një subjekt i vendimeve të tilla dhe se një parti politike duhet të tregojë forcën e tyre nga njerëzit dhe jo të kërkojë mbështetje nga jashtë, e cila tregon dobësinë e tyre, raporton Anadoly Agency, transmeton Zhurnal.
Pas vizitës zyrtare dy ditore në Maqedoni, Çiçek dhe delegacioni i anëtarëve turk do të niset për vizitë zyrtare në Shqipëri, ku pritet të zhvillojë takime me homologun e tij, kryetarin e Parlamentit të Shqipërisë Ilir Meta dhe zyrtarë tjerë të lartë të Shqipërisë.
Çiçek tha se qëllimi i vizitës së tij në Maqedoni është vetë fakti se miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë dhe Turqisë nuk janë interes politik, por janë qëllime strategjike të bazuara në kulturë dhe histori.
Çiçek theksoi se Maqedonia është zemra e Ballkanit, si dhe zemra e stabilitetit dhe paqes në Ballkan dhe rajon, duke shtuar se Turqia është një nga të parët shtete e cila ka pranuar emrin e Maqedonisë dhe se do të mbështesin rrugëtimin e anëtarësimit të këtij vendi në NATO./zhurnal

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net