Rritje natyrore e lindjeve prej 1.844 fëmijëve - tetova1.com

Rritje natyrore e lindjeve prej 1.844 fëmijëve


ritje natyrore
Kategoria: Lajme

Postuar më: Tue, Nov 25, 2014





Numri i fëmijëve të porsalindur në pjesën e tretë të vitit, në krahasim me vitin e kaluar, është i rritur për një përqind dhe përmban 6377, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistika.

Në pjesën e tretë të vitit ka pasur 4555 persona të vdekur, çka krahasuar me vitin e kaluar përfaqëson ulje prej 0.7 përqind.
Prej numrit të tërësishëm të personave të vdekur, 71 prej tyre janë të mitur.

Rritja natyrore është 1.844 persona, që d.m.th. për aq persona numri i të porsalindurve është më i madh nga numri i personave të vdekur.

Në pjesën e tretë të vitit janë kryer 4392 kurorëzime, për 0.6 përqind më shumë në krahasim me vitin e kaluar. Divorcet në këtë tre mujor shënojnë rritje në krahasim me vitin e kaluar dhe është 506 divorce.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net