Shefki Idrizi, shqiptari më i pasur në Maqedoni
Pronari i kompanisë “Renova” Shefki Idrizi zyrtarisht është biznesmeni më i pasur shqiptar në Maqedoni, sipas radhitjes që ka bërë Kompania evropiane për hulumtimin e pasurisë “Velt H”. Idrizi është radhitur në vendin e pestë sa i përket biznesmenëve më të pasur në Maqedoni.
Sipas kompanisë “Velt H”, në Maqedoni ka 35 multimilionerë, kurse më i pasur prej të gjithëve është Minço Jordanov, pronari i kompanisë “Duferko” S. A me seli në Llugano të Zvicrës, transmeton gazeta “Lajm”.
Në vend të dytë është radhitur pronari i kompanisë “Fershped” Shterjo Nakov, i treti është njëri nga themeluesit e fabrikës “Brako” në Veles, Koço Angjushev, kurse i katërti menaxheri kryesor i komapnisë “Alkaloid”, Zhivko Mukateov.
Pas Idrizit në vend të gjashtë është radhitur njeriu i parë i kompanisë “Skopski Pazar”, Sasho Davitkovski, kurse pas tij vjen Dushko Tuxharov nga grupacioni Replek.
Femra e vetme në mesin e 9 biznesmenëve më të pasur në Maqedoni është Kristina Todoroviq nga “Tinex”, e radhitur në vendin e tetë, kurse pas saj vjen themeluesi i barnatoreve “Zegin”, Bllagoja Mehanxhiski.
Më poshtë ju sjellim fotot e biznesmenëve sipas radhitjes së bërë nga kompania “Velt H”.
1.Minco Jordanov
2. Shterjo Nakov
3. Koço Angjushev
4. Zhivko Mukaetov
5. Shefki Idrizi
6. Sasho Davitkovski




