Tre të vrarë në Zletovë-rajoni i Probishtipit
|
Një person me armë zjarri sot në orët e mëngjesit ka lënë të vdekur dy bura dhe një grua në Zletovë-rajoni i Probishtipit. Nga MPB konfirmojnë se bëhet fjalë për vrasje të trefishtë, por nuk zbulojnë identitetin e viktimave e as detaje të tjera. Jo zyrtarisht mësohet se njëri nga burrat e vrarë dhe gruaja të jenë prindërit e bashkëshortes së të dyshuarit për vrasjen.
Policia është vënë në ndjekje të autorit të krimit.







