Teuta Arifi delegate, gjasat janë të mëdha për kryetare në degën e Tetovës
|
Teuta Arifi sonte është zgjedhur njëra nga delegatet në K.V. Shaip Kamberi që do përfaqësonë këtë këshill vendor në kuvendin e kryesisë të degës të Tetovës. Pjesëmarrja e Teuta Arifit në kuvend i jep të drejtë asaj që të kandidohet për kreytar dege dhe që shumë lehtë mund ta fiton këtë garë.
Ali Ahmeti nuk do të “djegë” nënkryetaren e partisë në garë me Resi Abdurahmanin dhe Hysen Xhemailin edhepse këta ta dy deri më tani kanë zhvilluar një garë xhentilësh nëpër nëndegë.
Sipas informatave që ka portali Tetova1 nga brenda partisë blu deri më tani edhe Abdurrahmani edhe Xhemaili gëzojnë një mbështetje të madhe, megjithatë kur vie fjala te Teuta Arifi ajo i ka votat e sigurta përballë dy kandidatëve tani më të sigurtë.
/tetova1/










