A mund ta trondisë Maqedoninë bomba e Zaevit? - tetova1.com

A mund ta trondisë Maqedoninë bomba e Zaevit?


Kategoria: Lajme

Postuar më: Enj, Nën 27, 2014





“Bomba” e paralajmëruar nga Zoran Zaevi i LSDM-së së shpejti pritet të bëhet publike.

Por, kjo “bombë” a do të ndikojë në opinionin publik dhe mund ta trondisë stabilitetin e Maqedonisë?

Profesori Nikollla Dujovski tha për Rel se nuk pret ndonjë deklaratë vërtetë bombë, siç ka thënë LSDM-ja.

Sipas tij, edhe fakti se nuk po thuhet se çfarë na qenka kjo “bombë” është shqetësues, pasi vepër penale përbën edhe diçka që nuk thuhet kur mund të jetë e vërtetë.

Por, se sipas tij, paralajmërimet e LSDM-së janë vetëm politike, pasi që po të kishte vërtetë një problem madhor shteti, do të ishte zbuluar edhe nga organizata civile që veprojnë në vend.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net