Maqedonasit mësyjnë Evropën më pak sesa ballkanasit tjerë
|
Sipas mekanizmit për monitorim të post-liberalizimit të vizave drejt Bashkimit Evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor, në periudhën nga maji deri në korrik të vitit 2014, numri i kërkuesve të azilit nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina në vendet e Zonës së Shengenit është rritur për 40 për qind në krahasim me tre muajt e njejtë të vitit 2013, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.
Të dhënën e këtillë sot e liferoi eurokomisari i ri i migrimit dhe punë të brendshme të Komisionit Evropian Dimitris Avramopulos, me notim se pothuajse dy e treta e banorëve të Ballkanit Perëndimor që kërkojnë azil janë nga Serbia dhe Shqipëria.
Rritja e madhe e kërkuesve të azilit është me amplitudë të rritur edhe gjatë këtij viti, madje sipas të dhënave të Brukselit, rritje prej shtatë për qind është shënuar verës dhe në krahasim me periudhën nga shkurti deri në prill të vitit 2014. Madje, Gjermania mbetet vendi-anëtar larg më i goditur i BE-së, duke u ballafaquar me mbi 11.000 nga pothuajse 15 mijë aplikacione për azil, të dorëzuara nga persona nga ndonjëri prej pesë vendet e Ballkanit.
Në këtë listë, pasojnë Suedia dhe Franca, me nga rreth 1.000 aplikues nga vendet e Ballkanit Perëndimor, madje Belgjika me mbi 400 aplikime. Qytetarët e Serbisë janë grupi më i madh i kërkuesve të azilit nga Ballkani Perëndimor (gjithsej 41 për qind nga numri i përgjithshëm i kërkuesve nga rajoni), me ç’rast pasojnë shtetasit e Shqipërisë (25 për qind nga numri i përgjithshëm i kërkuesve).
Përndryshe, aplikuesit nga pesë vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithsej dhjet për qind nga numri i përgjithshëm i kërkuesve të azilit në vendet e zonës së Shengenit, ndërsa vitin e kaluar, për qindja e tyre ka qenë nëntë për qind. Me qëllim që të sigurohet efikasitet dhe drejtësi të procedurave për azil, legjislacioni i vendeve të BE-së për këtë sferë përmban disa dispozita diskrete që lejojnë lehtësime procedurale në ballafaqimin me aplikacionet për azil.
“Këto dipozita përforcojnë dhe më shumë se e qartë janë të kufizuar nga ana e instrumenteve për përpunim të cilat e përbëjnë Sistemin e përbashkët evropian për azil. Vlerësimi se nëse do të përmbushen kushtet për zbatim të këtyre dispozitave dhe, nëse është ashtu, marrja e vendimeve se nëse dhe se si të shfrytëzohen, çdo vend-anëtar i Unionit e ndërmerr në kuadër të kufinjve të legjislacionit personal lidhur me procedurën për azil”, thuhet në dokumentin e Eurokomisionit.
Përndryshe, eurokomisari grek Avramopulos planifikon ta publikojë raportin e pestë për monitorim të post-liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të këtij viti, me ç’rast do të shihet se nëse ka nevojë që KE-ja ta shfrytëzojë klauzolën për ç’aktivizim të regjimit pa viza ndaj ndonjërit prej shteteve. Tani për tani, një mundësi e tillë është përjashtuar, por në Komision thonë se, në rast se ndonjëra nga vendet e BE-së, megjithatë, të kërkojë aktivizim, se atëherë më afër që të marrë kthim të vizave për hyrje në Union është Serbia.







