Nëpunësit administrativ në “Super provim shtetëror” në 2015
Prof.Dr. Izet Zeqiri
Kriteri i përfaqësimit përkatës dhe të drejtë të qytetarëve të cilët u takojnë të gjitha bashkësive (MO) po zavendësohet me kritere të profesionalizmit, të kompetencës dhe vlerësimit në bazë të ligjit mbi nëpunës administrativ. Nëpunësit admnistrativ nga 2015 do të vlerësohën nga ana gjashtë “oficerëve” (6), katër (4) të brendëshëm, nga dy nëpunës të njëjtit nivel dhe poshtë dy vartës si dhe nga dy (2) vlerësues të jashtëm.
Ndryshimet e Ligjit për nëpunës administrativ nga muaji shkurt i vitit 2015 drejtëpërdrejtë do të rrezikoj vendin e punës së shumicës nëpunësve administrativ.
Nëpunësit admnistrativ në bazë të ligjit të ri do ti nënshtrohen një vlerësimi shumë të reptë. Nëpunësit administrativ në vendin e punës do të vlerësohen me nota “1”, “2”, “3”, “4” ose “5” ku vlerësuesit do të vlerësojn nëpunësin administrativ në lidhje me cilësinë, efektivitetin dhe efikasitetit e punës, respektimin e afateve dhe nivelet përmbushje të qëllimeve të punës dhe objektivave, nivelin e përfshirjes dhe përkushtimi në punë, kontributi në realizimin e planit strategjik të institucionit, realizimi i planit individual për avansimin profesional dhe sjelljen e zyrtarit administrative.
Vlerësimi vjetor i zyrtarit administrativ fitohet në bazë të vlerësimit të vlerësuesit që mer pjesë me 65%, si dhe nga mesatarja e vlerësimit të katër oficerëve administrative me të cilët oficer administrativ të drejtpërdrejt që ka bashkëpunuar edhe ate: dy nga nivelet më të ulëta dhe dy në të njëjtin nivel, si dhe dy vlerësuesit të cilët nuk janë të punësuar institucion, por oficeri administrativ ka bashkëpunim të drejtëpërdrejtë me nëpunësin admnistrativ, të cilët marin pjesë me 35%.
Vlerësimi vjetor i zyrtarit administrativ mund të jetë:
- “Veçanarishtë i dalluar,” nëse ka një vlerë prej 4,51-5,00,
- “I dalluar”, nëse ka vlera e 3,51-4,50,
- ” I kënaqshëm “, nëse vlera e 2,51-3,50,
- “Pjeserishtë i kënaqshëm”, nëse vlera e 1,51-2,50 dhe
- “Pakënaqëshëm” nëse vlera e 1,00-1,50.
Nëpunsit administrativ rang lista që kanë vlerësimi vjetor “veçanërisht i shquar”, do të shpërblehet me një bonus në vlerë deri në një pagë të marrë në fundit muaj të vitit në të cilin është bërë vlerësimi.
(Ata nëpunës administrativëne fundit në rang listë apo 5% e zyrtarëve administrativë nga rang listat ju mdërpritet punësimi. Për puntoret që kan vleresim “nuk kënaq ” atyre paga të reduktohet me deri në 20% gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh. Një rrogë reduktohet në masën 10% gjatë një periudhe prej gjashtë muajsh nëse bie në fundit 5% te rangut.





