Nevzat Halili: Republika e Iliridës nuk qëndron pas ‘uniformave të zeza’ - tetova1.com

Nevzat Halili: Republika e Iliridës nuk qëndron pas ‘uniformave të zeza’


gardaeilirides
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Enj, Nën 27, 2014





Kryetari i Republikës së Iliridës Nevzat Halili, ka hedhur poshtë sot zërat se, uniformat e zeza apo ndonjë ushtri, ka të bëjë me Iliridën. Sipas Halilit këto deklarata të bëra kohë më parë nga “komandant” Panteri, janë thjesht qëndrimi i tij dhe jo i institucioneve të formuara nga Republika e Iliridës. Halili gjithashtu ka njoftuar vendimin e Kuvendit për shpalljen si festë kombëtare të 18 nëntorit, ditës kur është themeluar Republik së Iliridës .

“Unë deklaroj me përgjegjësinë më të madhe se institucionet, çfarëdo qofshin ata që nuk janë themeluar nga kuvendi i Republikës së Iliridës, nuk janë institucione legjitime dhe të gjithë të tjerët që flasin ata flasin në emër të vet. Po të themelohen organet e atilla ne atëherë do dalim që ti mbrojmë, por, nuk është në rregull që ne ti formojmë pastaj të fshihemi pas perdes”, tha Nevzat Halili. Kryetar i Republikës së Iliridës. Alsat-M

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net