Ahmeti paralajmëron përballje të reja dhe “vendime të paparashikuara” - tetova1.com

Ahmeti paralajmëron përballje të reja dhe “vendime të paparashikuara”


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sun, Nov 30, 2014





Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti paralajmëron vendime politike të paparashikuara, që mund të dalin jashtë programit partiak. Në fjalën e tij përpara kuvendarëve të Degës së BDI-së në Tetovë, Ahmeti tha se vendi është i përfshirë në probleme që kërkojnë zgjidhje dhe guxim, ndaj dhe paralajmëroi “përballje të reja”.

“Unë nuk dua të flas tani se cilat do të jenë ato përballje, por mjafton që të gjithë ta dinë se vendi po përballet me një varg problemesh që kërkojnë zgjidhje dhe guxim. Zgjidhje që mund të jenë të paparashikuara dhe jashtë programit tonë”, tha Ahmeti.

Prandaj, ai bëri thirrje që BDI të dalë sa më e fortë nga këto zgjedhje të brendshme dhe të jetë e përgatitur për sfidat që e presin.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net