Kodra e Diellit nga qendër turistike është shëndruar në strehimore për qent endacak
|
Prania e madhe e qenve endacakë në Kodrën e Diellit vazhdon t’i shqetësojë banorët dhe turistët, të cilët rrezikohen përditë nga kafshimi, që mund të bartë sëmundje, pasi këta qenë qëndrojnë afër deponive të bërllokut dhe gjithandej të paushqyer.
Qentë endacak në Kodër të Diellit nuk kanë pronar, as vendstrehim të përhershëm ato sillen rrugëve, duke krijuar klane. Momentalishtë në Kodër të Diellit egzistojnë mbi 10 klane me dhjetra qen në hapësira të ndryshme kryesisht në afërsi të bërllokut, nëpër shtëpiza, afër restoranteve, hoteleve dhe kafeneve. Ata janë rrezik i drejtpërdrejtë i shëndetit të njeriut dhe jetës së tyre, pasi që në mungesë të ushqimit higjenik, kushteve të këqija të jetesës, mund të shndërrohen në bartës edhe të sëmundjeve të ndryshme. Në Kodër të Diellit silllen qen edhe nga qytetet tjera pothuajse kjo qendët turistike është shëndruar në strehimore për qentë endacak.
Zyrtarët komunal besoj se kan projekte për qent endacak. Komuna e Tetovës ka të përzgjedhur ndonjë kompani e cila merret me sterilizimin dhe kastrimin e qenve endacakë, pasi që metoda e vrasjes së qenve është ndaluar me ligj. Sipas standarteve të BE-së shtetet anëtare duhet të kenë një strategji kolektive të menaxhimit të popullsisë së qenve. Kjo përfshin ligjet kundër dhunës (përfshirë urdhrin për vrasjen e qenve), vaksinimet, sterilizimet, si dhe promovimin e pronësisë së kafshëve shtëpiake.









