Pse Teuta Arifi mori aq pak mbështetje në BDI-në e Tetovës?
|
Kryetarja e qytetit të Tetovës gjatë ditës së sotme ka pësuar debakël të vërtet brenda partisë së vetë në zgjedhjet për kryetar të degës së BDI-së në Tetovë.
Në garën me Resi Abdurahmanin dhe Hisen Xhemailin, Teuta Arifi nga 120 delegat nuk arriti të marrë hiq më shumë se 21 vota, që i bien më pak se 20% e votave në total.
Të humbësh një garë të tillë dhe njëkohësisht të ushtrosh postin e njeriut të dytë të BDI-së pas Ali Ahmetit dhe njeriut të parë të qytetit më të madh shqiptar, është vërtet debakël.
Në kohën kur ajo u kandidua për kryetar të komunës së Tetovës pati mbështjetjen e të gjithve brenda BDI-së, por asaj më vonë ju kthyen kundër shumë grupacione brenda partisë së kaltër për arsye se nuk i përfilli në punësime në administratën komunale dhe punë tjera e që sot rezultoi ajo pakënaqësi me një debakël të vërtetë prej vetëm 21 votash të fituara në bazën partiake.
Fituesi i kësaj gare, Resi Abdurahmani është krah i djathtë i Hazbi Likës, klani i të cilit nuk është përfillur shumë në koluaret partiake viteve të fundit, dhe kjo fitore e sotme tregon forcën që ka Hazbi Lika te elektorati tetovar.
Pas ndryshimeve në degën e BDI-së në Tetovë pritet të shihet nëse ndryshime të tilla do ndodhin edhe në degët tjera të BDI-së në komunat tjera rurale të Tetovës si dhe të qyteteve tjera. Dhe kjo do të ndikonte ndoshta edhe në ndryshimin e bërjes së politikave në nivel qendror dhe lokal të kësaj partie meqenëse kohën e fundit janë shtuar kritikat si nga votuesit e vetë poashtu edhe nga anëtarsia dhe vetë aktivistët e saj për mënyrën e të bërit politik si dhe pretendimet e votuesve për nepotizëm dhe korupcion ngaa funksionarët partiak në të gjitha nivelet.
/tetova1/









