Ardian Billali kryetar i studentëve të USHT-së
Ardian Billali u emërua kryetar i Parlamentit Studentor duke pasur numër më të madh të votave se kundërkandidati i tij Nderim Limani.
Ka pasur mbi rreth 4 mijë vota,në gjithësej 12 vendvotime në qytetet ku fakulteti ka disperzimet dhe 6 vendvotime në Tetovë.
Billali i cili mori 3325 vota la pas Limanin me rreth 1028 vota.
Nga votimet 84 vota u vlerësuan si të pavlefshme.
Në këtë emërim të ri të postit të kryetarit të PS-së,rektori i USHT-së Vullnet Ameti u shpreh se me këto zgjedhje u është dëshmuar të gjithve për zgjedhjet e lira që u bënë.
“Me këto zgjedhje ju dëshmuat punën tuaj të shkëlqyer,u keni dhënë shembull të tjerëve se të mirët gjithmonë dalin në pah.Me këtë ,ju dëshmuat se mundeni dhe dini të bëni zgjedhje të lira”-u shpreh Vullnet Ameti.
Në fjalën përshëndetëse,tashmë,kryetari i PS-Së Ardian Billali u shpreh se “do të bëjmë cmos që ta përmbushim detyrimin ndaj studentëve sepse studentët gjithmonë meritojnë më shumë”





