“Bombat” më të rëndësishme nuk do të shpërthejnë, Ali Ahmeti shpëton? - tetova1.com

“Bombat” më të rëndësishme nuk do të shpërthejnë, Ali Ahmeti shpëton?


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Hën, Dhj 1, 2014





Pas paralajmërimeve të Ali Ahmetit për përballje të reja dhe vendime të paparashikuara, analistët ndërlidhin deklaratat e Ahmetit me “bombat e Zaevit.

Nuk është hera e parë Ali Ahmeti të jap deklarata dramatike, me qëllim që ta mbulojë mos shkathtësinë e tij për politikbërje kundrejt VMRO-DPMNE-së, thotë analisti Edmond Ademi për “Slloboden pecat”, transmeton gazeta “Lajm”.

“Mendojë se kjo deklaratë është më tepër për përdorim brendapartiak, sepse BDI po ballafaqohet me konflikte brenda-partiake para zgjedhjeve të brendshme. Nëse kjo deklaratë ka lidhje me “bombat” e Zaevit atëherë kjo donë të thotë se Ahmeti donë ta shpëtojë jo vetëm veten por edhe njerëzit përreth tij, të cilët janë të përfshirë thellë në raste korruptive e që po priten së shpejti me dal në publik”, thekson Ademi.

Profesori universitar Mersel Bilalli mendon se punë po shkojnë drejt themelimit të një qeverie teknike.

“BDI, deshi apo nuk deshi duhet ta pranojë këtë fakt, në këtë aspekt e shohë edhe deklaratën e liderit të saj. Edhe vetë “bombat” janë në këtë drejtim. Nuk besojë se më të rëndësishmet do të shpërthejnë, sepse do të bëhej kaos. Unë pres rënie të shpejt të këtij pushteti, arsyet janë të shumta dhe dramatike”, ka thënë Bilalli. /lajmpress/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net