Dëshmi shokuese për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë: Ali Ahmeti i di të gjitha, por hesht! - tetova1.com

Dëshmi shokuese për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë: Ali Ahmeti i di të gjitha, por hesht!


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Hën, Dhj 1, 2014





Deklarata bombastike nga familjarët e të vrarëve në liqenin e Smillkovcës, apo i njohur si rasti ‘Monstra’…

Fëmijët tanë ishin viktima të interesave politike!

Sot janë mbushur më shumë se dy vite e gjysëm nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit, ku u vranë katër të rinj dhe një peshkatar maqedonas.

Revista maqedonase ‘Fokus’ për këtë vrasje të pesëfishtë ka folur me familjarët e të vrarëve në liqenin e Smillkovës, dhe ata thonë se gjykata e ka sjellë vendimin e saj lidhur me këtë çështje, por shtojnë se mbase e vërteta është diçka tjetër.

Familjarët dyshojnë se dikush në rastin ‘Monstra’ ka statusin e ‘Ariut të Mbrojtur’, duke theksuar se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti i di të gjitha gjërat lidhur me këtë rast.

Dy prindërit e të vrarëve në liqenin e Smillkovcës, Aleksandër dhe Filipi për “Fokus” ndër të tjera kanë deklaruar, - “Personalisht mendojmë se Ali Ahmeti di gjithçka, por është duke heshtur. E dimë edhe atë që numrat telefonik të fshehur që përmenden në aktgjykim, prej të cilëve numra të akuzuarit kanë dërguar sms porosi, janë njerëz të koalicionit qeveritar”, thonë ata citon ‘Plusinfo’, transmeton Almakos.

Po ashtu, prindërit e të vrarëve janë këshilluar që të kontaktojnë Ministrin e Drejtësisë, po ata thonë se as që duan të kërkojnë ndihmë nga funksionerët e BDI-së.

“Më pas erdhëm në përfundim që Ali Ahmeti vetëm shet erë dhe mjegull, si neve po ashtu dhe opinionit; në vend që të merret me ekstradimin e dy të akuzuarve nga Kosova. Por, edhe ajo që kryeministri Gruevski deklaroi se Apelacioni mund të vendos a mund të vijë FBI-ja, apo jo, është gjithashtu një shpërndarje e mjegullave”, - akuzojnë prindërit për ‘Fokus’.

Familjarët e të vrarëve po ashtu thonë se Gjykatat i fshehin faktet dhe dëshmitë për ata se kush kanë qenë pjesëmarrës në vrasjen e pesëfishtië, dhe se nëse do të zbulohen këto çështje publikisht, nuk do të binin vetëm maskat, por edhe ‘kolltuqet’.

Ndërkohë, në opinion qarkullojnë spekulime të ndryshme, ndërsa vëmendja kryesisht është përqendruar në raportet ndëretnike, ndërsa paralajmërimin e liderit të opozitës, LSDM, Zoran Zaev e ndërlidhin me rastin “Montra“ dhe posedimin eventualisht nga ana e tij të dëshmive për inskenimin e këtij rasti nga qarqe të caktuara e për të cilin kanë qenë në dijeni apo janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë.

Ndryshe për vrasjen e pesë maqedonasve në rastin që njihet si “Montra“ gjashtë shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm, por jo vetëm ata por edhe opinioni më i gjerë përfshirë edhe politikanët shqiptar në qeveri kanë ngritur dyshime mbi përfshirjen e shqiptarëve në këtë krim./Almakos

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net