Tetovë: Sulmi me thikë, nxënësit maqedonas të gjimnazit bojkotojnë mësimin
|
Nxënësit e nacionalitetit maqedonas të gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” po bojkotojnë sot mësimin, për shkak të incidentit të ndodhur të premten, kur një bashkënxënës i tyre u qëllua me thikë në oborrin e shkollës.
Nxënësit, së bashku me prindërit e tyre, kanë zhvilluar sot një protestë në oborrin e gjimnazit, ku kanë kërkuar rritjen e sigurisë.
Pas kësaj proteste, nxënësit kanë deklaruar bojkotimin e mësimit në ditët në vijim.
Drejtori i gjimnazit Namiqemal Mustafa, ka dënuar incidentin e së premtes, dhe ka premtuar se të gjitha kërkesat e prindërve dhe nxënësve do t’ua përcjellë institucioneve kompetente.
Të premten pasdite, një nxënës i gjimnazit u sulmua me thikë gjatë një rrahjeje ku merrnin pjesë edhe disa nxënës të tjerë.
Nxënësi u qëllua me thikë në pjesën e shpinës, qafës dhe krahut.





