“Veçer”: Ahmeti nuk e mirëpriti Lëvizjen BESA, të tjerët rreth tij heshtin - tetova1.com

“Veçer”: Ahmeti nuk e mirëpriti Lëvizjen BESA, të tjerët rreth tij heshtin


besa-levizja
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Hën, Dhj 1, 2014





Është e mundur që partia e Ali Ahmetit të pësojë humbje serioze nga Lëvizja BESA. Sipas një shkrimi të së përditshmes në gjuhën maqedonase “Veçer”, në qarqet politike tashmë spekulohet se dega e BDI-së në Çair, e cila besohet të jetë një ndër më të fuqishmet në aspektin politik dhe brenda-partiak, është dega më e rrezikuar nga formimi i partisë së re.

Në lidhje me këtë, kanë refuzuar të flasin shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi dhe Izet Mexhiti , kryetari i Komunës së Çairit, njëkohësisht edhe nënkryetar i BDI-së.

Gjithnjë sipas gazetës “Veçer”, brenda BDI-së tani janë duke vlerësuar dhe përllogaritur potencialet e figurave që edhe formalisht i janë bashkangjitur Lëvizjes BESA. Ata janë njerëz me ndikim në popullatën shqiptare dhe kanë qenë aktiv në disa shoqata joqeveritare dhe në mesin e tyre ka edhe disa afaristë që vijnë nga Çairi. Këtë e ka konfirmuar edhe Afrim Gashi, anëtar i Këshillit Iniciues i Lëvizjes BESA, i cili thotë se Lëvizja BESA është e hapur për ata që duan t’i bashkëngjiten kësaj ideje.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti më herët nuk e mirëpriti idenë e formimit të një partie të re shqiptare, pasi sipas tij, kjo do të ishte në dëm të shqiptarëve në Maqedoni.

Në ndërkohë, Afrim Gashi paralajmëron hapjen e selive të para të Lëvizjes BESA në Shkup dhe Tetovë prej nga do të vazhdojë të përhapet kjo lëvizje, shkruan “Veçer”.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net