Edhe pse anëtare e Këshilit të Sigurisë, Kadriu vazhdon si aktore
|
Flora Kadriu nuk heq dorë nga profesioni i aktores. Edhe pse në shtator u emërua nga presidenti Gjorge Ivanov për anëtare të Këshillit të Sigurisë, Kadriu vazhdon të luajë role në shfaqje teatrale.
Roli i saj i ardhshëm është ai në premierën e komedisë “I Burgosuri”, e cila do të shfaqet nga Teatri Shqiptar i Shkupit, të enjten në orën 20.
Kadriu, përveç profesionit të aktores, është edhe ligjëruese pranë Universitetit “FON”.










