Gjoba deri në 7 000 € ndaj udhëheqësve që nuk i gjobojnë nëpunësit administrativ - tetova1.com

Gjoba deri në 7 000 € ndaj udhëheqësve që nuk i gjobojnë nëpunësit administrativ


administrata41
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Tue, Dec 2, 2014





Profesori universitar Izet Zeqiri vazhdon të hedh dritë mbi Ligjin skandaloz për nëpunës administrativ që pritet të hyjë në fuqi në vitin 2015.
“Përveç kërkesave për njohjen e gjuhës së huaj , vlerësimit shumë të rreptë të nëpunësit administrativ në vendin e punës dhe punësimi në bazë të rang listës së universiteteve, vijnë edhe gjobat ndaj udhëheqësve të cilët nuk do të marin masa nga vlerësimi me nota në lidhje me: cilësinë, efektivitetin dhe efikasitetit e punës, respektimin e afateve, nivelet përmbushje të qëllimeve të punës dhe përkushtimi në punë, kontributin në realizimin e planit strategjik të institucionit, realizimin e planit individual për avansimin profesional dhe sjelljen e zyrtarit administrative.
Është maramendës dënimi prej j 3.500 deri 7.000 € (23 muaj punë për gjobën) i udhëheqësit të institucionit i cili nuk emëron sekretar nga radhët e udhëheqësve administrativ të punësuar (s’ka ushtarë partiak). Nëse udhëheqësi nuk do të sjellë planin e trajnimit vjetor, nëse nuk vepron mbi detyrimin për monitorimin e vazhdueshëm të efektit të nëpunsve administrative; nëse nuk formon komision për vlerësim të admnistratorëve dhe nëse nuk dërgon deri te Ministria për Shoqëri informative dhe administratë raport për marrjen e masave ndaj nënpunësve administrativ, do të gjobohet prej 3.500 deri 7.000 €”, shkruan profesor Izet Zeqiri në profilin e tij në facebook.

/tetova1/

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net