Profesorët dhe nxënësit maqedonas bojkotojnë procesin mësimor në Tetovë (FOTO) - tetova1.com

Profesorët dhe nxënësit maqedonas bojkotojnë procesin mësimor në Tetovë (FOTO)


Kategoria: Arsim / TOP LAJM

Postuar më: Mar, Dhj 2, 2014





Pas incidetit që ndodhi të premten pasdite, një nxënës i gjimnazit i përkatësisë etnike maqedonase u sulmua me thikë nga një nxënës shqiptarë sot nxënësit e paraleleve me mësim në gjuhën maqedonase në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq” kanë protestuar në oborrin e shkollës tek ish objekti i shkollës së mjekësisë.

Përderisa nxënësit e paraleleve me mësim në gjuhën maqedonase në gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq” kanë protestuar në oborrin e shkollës tek ish objekti i shkollës së mjekësisë, nxënës të shkollës së mesme ekonomike me mësim në gjuhën maqedonase në Tetovë kanë protestuar para komunës së Tetovës, në shenjë solidarizimi me shokun e tyre të gjimnazit, i cili të premten në orët e mbrëmjes ishte sulmuar dhe plagosur me thikë nga një 15 vjeçarë shqiptarë një 16 vjeçar nxënës i përkatësisë etnike maqedonase në gjimnaz.

Që në orët e paraditës nxënësit e paraleleve me mësim në gjuhën maqedonase në gjimnaz kanë bojkotuar mësimin dhe kanë protestuar duke kërkuar siguri dhe duke u kërcënuar se nuk do të ndjekin mësimin nëse nuk krijohen kushte.

“Kërkojmë të arsimohemi pa u frikësuar se a do të jemi të lënduar ne apo bashkëmoshatarët tanë. Kërkojmë siguri dhe garanci se çdo njëri prej nesh mund të mbijetojë pushimin gjatë dhe çdo njëri prej neve do të kthehet sigurt në shtëpi”, tha Dejan Millosavlevski nxënës i gjimnazit të Tetovës.

Protestuesit në protestat para komunës kanë kërkuar më tepër përgjegjësi nga shkollat dhe institucionet tjera kur është në pyetje siguria e nxënësve, sepse, siç u shprehën ata, të hollat për sigurimin privat na i marrin ndërsa kur sigurimi duhet të jetë aty për ti mbrojtur nxënësit, gjithnjë mungon.

“Sikurse ne nxënësit po ashtu edhe të tjerët jemi të shqetësuar për sigurinë tonë dhe mendoj se duhet të merren masat e duhura nga organet kompetente. Kërkojmë siguri më të madhe, ne nuk i matim njerëzit në baza nacionale por sipas veprave të tyre, por kjo nuk ishte vepër. Kemi dalë për shokun tonë i cili e pësoi tragjikisht në rrahjen që ndodhi në gjimnazin e Tetovës. Këtu protestojmë shkaku se ndjehemi të pasigurt pra siguria jonë është në pyetje. Edhe pse nëpër shkolla ne paguajmë për sigurimin megjithatë nuk jemi të siguruar sa duhet dhe mendoj se kompetentët duhet të marrin masa se kjo nuk ndodh për herë të parë por ka pasur edhe hera tjera. Do kërkojmë përgjegjësi prej shkollës sepse sigurimi nuk u gjend askund të premten”, thotë Bogosllava Jovanovska nxënëse e Ekonomikes, transmeton Televizioni Koha.

Drejtori i gjimnazit Namikqemal Mustafa, ka dënuar incidentin e së premtes, dhe ka premtuar se të gjitha kërkesat e prindërve dhe nxënësve do t’ua përcjellë institucioneve kompetente.

”I dëgjova ankesat dhe ato do ti përcjellë tek sektori për arsim dhe tek kryetarja e komunës dhe faktorëve tjerë përgjegjës për zgjidhjen e atyre problemeve të ardhura deri tek unë” tha drejtori i gjimnazit Namikqemal Mustafa.

Ndryshe, të premten pasdite, një nxënës i gjimnazit i përkatësisë etnike maqedonase i vitit të tretë u sulmua me thikë nga një nxënës shqiptarë ndërsa në rahje kishte të përfshirë edhe nxënës tjerë.

Ndryshe, degët e dy partive politike maqedonase në Tetovë LSDM dhe VMRo-DPMNE kanë dënuar incidentin dhe kanë kërkuar përgjegjësit të vihen para drejtësisë, përderisa policia kishte bërë të ditur se është zbardhur tërësisht ky incident.

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net