Branisllav Sinadinovski nuk është shqiptar ortodoks, thotë motra e tij - tetova1.com

Branisllav Sinadinovski nuk është shqiptar ortodoks, thotë motra e tij


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Mër, Dhj 3, 2014





Branisllav Sinadinovski nuk është shqiptar ortodoks, por mashtrues ordiner. Kështu thotë vet motra e Sinadinovskit, Liljana Sinadinovska Andreevska, doktoreshë specialiste e epidemiologjisë.

Sinadinovska në një prononcim për ALSAT M thotë se nuk ka gjë kundër shqiptarëve i respekton si popull, por reagon kundër keqpërdorimit të emrit të familjes për qëllime personale politike dhe financiare nga Branisllav Sinadinovski.

Ajo shpjegon se vëllai i saj ka bredhur nga një parti në tjetrën.

“Ajo është gënjeshtër jo-njerëzore dhe brutale, që figura e ndritur e babait tonë, të ndjerit Jakim Sinadinovski, dhe familja më e ngushtë dhe e gjerë Sinadinovski, të kryqëzohen si shqiptarë ortodoks, kjo është skajshmërisht jo-njerëzore dhe jo-humane. Pas shpërbërjes së Jugosllavisë Titiste ai u kthye në Maqedoni, duke kërkuar funksion më të lartë nga LSDM-ja. Pasi nuk iu mundësua, shkoi në VMRO DPMNE, ku u emërua si ministër pa portofol për punë të jashtme. Pas 2-3 vitesh braktisi edhe atë parti, madje duke u prezantuar si themelues i VMRO-së, që është gjithashtu gënjeshtër brutale”, deklaroi Liljana Sinadinovska Andreevska, motra e Branisllavit, njofton Alsat.

Sinadinovska Andreevska thotë se përveç lakmisë për poste politike, Branisllav Sinadinovski deklarohet shqiptar për të përmbushur edhe interesa personale financiare. Ai po tenton që të përvetësojë shumë prona familjare përmes padive gjyqësore ndaj anëtarëve të familjes së tij, dhe me ndihmën dhe ndikimin politik ndaj gjykatësve që vendosin për këto lënde.

“Për shkak të interesave të pista, të arrihen qëllime para se gjithash në sferën politike, për marrjen e ndonjë funksioni, kuptohet të lartë, duke e njohur Branisllav Sinadinovskin. Por edhe për arritjen e sukseseve në procedurat gjyqësore, ku në 20 vitet e fundit me mbi 200 lëndë gjyqësore përndjek mbi 100 njerëz, mes të cilëve edhe mua dhe familjen time”, tha Liljana Sinadinovska Andreevska, motra e Branisllavit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net