Kekenovski: Do të ishim më të gjelbëruar se Zvicra, me deklaratat për ditën e drurit
|
Profesori universitar Jove Kekenovski, me rastin e Ditës së Drurit, në profilin e tij në fejsbuk, komentoi deklaratat për mbjelljen e 50 milion fidanëve të reja.
“ D.m.th. nëse Republika e Maqedonisë ka 25.713 km2 territor dhe nëse janë të mbjella 50 milion fidanë, kjo d.m.th se në çdo 1 km2 kemi mbjell 1945 fidanë të reja ose
1 km2 =100 ha = 1000м х 1000м = 1945 fidanë
1 (ha2) = 10.000м2 =100м х 100м = 194,5 fidanë
1 аr = 100м2 = 10м х 10м = 19,45 fidanë
1м2 = 1м х 1м = 1,94 fidanë.
Nëse matematikën e kam në rregull, kjo d.m.th se Maqedonia duhet të jetë më e gjelbër se Zvicra? Ku është problemi?”, me këtë pyetje, përfundon statusin e tij në fejsbuk Kekenovski.










