Zeqiri: Gazifikimi i Maqedonisë i vënë në pikëpyetje - tetova1.com

Zeqiri: Gazifikimi i Maqedonisë i vënë në pikëpyetje


Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Wed, Dec 3, 2014





Profesori universitar Izet Zeqiri, në profilin e tij në fejsbuk, komentoi ngjarjet e fundit rreth problemeve të Maqedonisë me sigurimin e gazit.

“Qeveria ne ndërtimin e Sistemit gazpërçues dhe kyçjen e Maqedonisë në korridoret ndërkombëtare të gazsjellësit pas dështimit të projektit “Përroi i jugut” nuk do të mundë të ndihmoj ekonominë në drejtim të rritjes së konkurrencës në ekonominë Maqedonise dhe nuk do mundë të siguroj energji më të lirë për qytetarët e Maqedonisë.”, theksoi Zeqiri.

Ai vijoi, se edhe studimet e bëra deri më tani, për fisibilitetin bien në ujë.

“Studimet e fisibiliti për ndërtimin e Sistemit kombëtar gazifikues bien në ujë. Nuk do të ketë gazifikim përmes realizimit të projekteve me mjetet e siguruara nga Federata Ruse (borxhi i Kliringut), që do të financonin ndërtimin e pjesës nga vija prioritare magjistrale Klleçovcë-Shtip-Hamzali-Stojakov-kufiri me Republikën e Greqisë dhe me mjetet që do të sigurohen nga EIB dhe EBRD.”, deklaroi Zeqiri.

Edhe mungesat në buxhet për këtë projekt janë të dukshme.

“Nuk do të ketë as pjesëmarrje nga buxheti shtetëror, që do të financohet ndërtimi i pjesëve tjera nga sistemi gazpërçues edhe atë: Faza e parë, me drejtimet vijuese: vija magjistrale Shkup-Tetovë-Gostivar me gjatësi prej 75 km dhe vija magjistrale Shtip-Negotinë-CHE Negotinë-Kavadarc-Prilep-Manastir dhe KME Manastir-Kremenicë-kufiri me Republikën e Greqisë në gjatësi prej 146 km.”, përfundoi komentin e tij, Izet Zeqiri,

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net