“Bomba” është në duart e popullit - tetova1.com

“Bomba” është në duart e popullit


xhenissueljamni
Kategoria: Opinione

Postuar më: Fri, Dec 5, 2014





XHENIS SULIMANI

Në vendet demokratike zakonisht populli vendos për përbërjen e pushtetit. Kritikët e kësaj qeverisjeje për pushtetin aktualë në vazhdimësi përsërisin se pushteti aktual është shovinist, nacionalist, totalitar, e kështu me radhë. Megjithatë, pushteti aktual gëzon shumicën absolute në parlament, shumicë kjo që është e legjitimuar nga vetë populli. Heshtja jonë sa shkon e më tepër legjitimon këtë qeverisje.

Nga përafërsisht 45% dalje në zgjedhjet e fundit parlamentare koalicion tashmë i dëshmuar për partneritetin kimik në mes vet, e BDI dhe VMRO-DPMNE gëzojnë legjitimitetin e popullit. Nuk do ta kontestojë mënyrën se si janë fituar votat e nevojshme për ta marr shumicën parlamentare, sepse çfarëdo mënyre qoftë e arritur ajo fitore, në këtë shtet vlerësohet si “mjeshtëri”. Parashtrohet pyetja ku mbeten pjesa që nuk dalin aspak në votime, 55%. Kjo pjesë qofshin biznesmen, shkencëtarë, veprimtarë të ndryshëm e sportistë duhet dhe e kanë të patjetërsueshme të dalin dhe të votojnë. Gjithë këto janë prindër, njerëz familjare nuk e shohë të logjikshme retorikën: “Nuk ka hajr prej asnjërit politikanë apo subjekt politik”. Duke vepruar në këtë mënyrë ata iu japin hapësirë daljen në skenë mafiozëve dhe njerëzve të pa shkollë, të cilët kanë marr gjitha institucionet. Nëse këta persona vazhdojnë të lëshojnë rrënjë nëpër vendet kyçe kjo donë të thotë se ne e kemi vulos ardhmërinë tonë. Ne nuk mund të rrimë duar kryq dhe të presim që gjëra vetë të ndryshojnë. Në sistemet demokratike arma më e fortë është vota. Por, me anë të (mos)votimit tonë ne mund të krijojmë edhe sistem totalitar. Nuk duhet të heshtim ndaj padrejtësive. Ne duhet t’a dënojmë të keqen! Kujtojë, ai që hesht nga e vërteta është i njëjtë sikur ai që flet të pavërtetën. Ai që nuk voton është i njëjtë me atë që ka legjitimuar politikën e keqe.

Njeriu është qenie politike, zoon politikon/homo politicus, motori i shoqërisë. Roli i njeriut në shoqëri, veprimtaria e tij mënyra e sjelljes determinon politikën e shtetit. Nëse politika e shtetit është dështuese, donë të thotë se roli jonë i ka dhënë kahje të tillë. Ngase, pushtetmbajtësit dështak gëzojnë legjitimitetin tonë, ato janë pasqyra jonë. Cila është mënyra më demokratike me i dënuar ata që politikën e shohin si veprimtar për tu graduar personalisht dhe për t’i shfrytëzuar paratë publike për punë indivudale apo grupore? Në vendet normale, me frymë demokratike, dita e gjykimit të pushtetit është dita e zgjedhjeve ku aktvendimi shpallet nga vet dora e popullit.

Kohëve të fundit subjekti më i madh opozitar po paralajmëron “bomba”/përmbledhje argumentesh, të cilat së shpejti do të shpërthejnë për ta dënuar këtë keqqeverisje. Çfarëdo qofshin këto argumente, konsiderojë se populli nga 2002 e deri më sot ka qenë e vetëdijshme për çdo politikbërje nga kjo garniturë politike. Nuk do shumë analizë, mjafton të merrni listat e përfaqësuesve të popullit dhe do të vëreni se asgjë s’ka ndryshuar, për çështje etike nuk do t’i përmend personat të cilët ne vetë i kemi dëgjuar. Ata sot, flasin në emrin tonë se vota jonë i ka dërguar atje ku janë. Shprehur në fjalorin tonë “ekipi qe fiton nuk ndërrohet”, po çfarë fituan këta që nuk po i ndërrojmë ?! Si mund të fitojë dikush që ka ndryshuar 3-4 funksione politike/shtetërore dhe në të njëjtat ka dështuar ? TI JE FAJTORI QË SOT NE DISKRIMONOHEMI në gjitha mënyrat e mundshme. Andaj përfundojë se BOMBA është në duart e popullit. Elektorati me armën e saj më të fortë vendos mbi fatin e një pushteti.

Njerëz, pavarësisht faktit se në cilën parti jeni rreshtuar votoni individ, persona të dëshmuar në shoqëri mos votoni për ata që ju kanosen ose ju dhurojnë të mira materiale. Jeta nuk është një çast dhe çka është më me rëndësi meqë jetoni në shoqëri ju mbani përgjegjësi, do të korrni atë që keni mbjell. Ndryshimi i së keqes është obligim i domosdoshëm.

“Bomba” është në duart e popullit, shpërthimi i saj cakton fatin e pushtetit.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net