Rasti ‘Trajkovski’: 8 persona vdiqën përpara se “Kingeri” të rrëzohej - tetova1.com

Rasti ‘Trajkovski’: 8 persona vdiqën përpara se “Kingeri” të rrëzohej


Kategoria: Kronikë / TOP LAJM

Postuar më: Fri, Dec 5, 2014





Hetimi i ri i tragjedisë ku humbi jetën ish-presidenti Boris Trajkovski ka treguar se 8 vetë nga personat në bord kishin vdekur përpara se avioni “Kinger” të rrëzohej.

Sipas gazetës “Vest”, e cila ka siguruar hollësi nga raporti i ri, thuhet se 8 personat kishin humbur jetën si pasojë e shpërthimit të avionit.

Gjatë shpërthimit, njëri nga dy personat që siguronin ish-presidentin, si pasojë e presionit, ka dalë jashtë avionit dhe ka vdekur si pasojë e përplasjes përtokë dhe dëmtimeve të marra.

Raporti i ri u dorëzua dje nga shefi i grupit të ekspertëve ndërkombëtarë që ndërmorën hetimin e ri të tragjedisë. Raporti pritet të zbardhet për publikun pas 20 ditësh. Tragjedia ajrore ndodhi në shkurt të vitit 2004.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net