A po u vjen radha ‘bombave’ të Zoran Zaevit?!
|
Bombë në Tetovë, bombë në Kumanovë! Por a erdhi vallë edhe koha e vërtetë edhe për “bombat” e liderit opozitar Zoran Zaev, i cili vazhdimisht ka thënë se së shpejti do i publikojë në media, apo mbase nuk është momenti pasi që me ‘bomba’ tjera po tentohet të defukosohet opinionin nga problemet reale?!
Zaev, jo moti paralajëmroi se disa “bomba” që ka ai, përmbajnë informacione senzitive të cilat do ta destabilizojnë Maqedoninë?
Ndryshe, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ditë më parë i ka dhënë një intervistë të përditshmes maqedonase ‘Slloboden Peçat’. Në këtë intervistë Zaev flet ekskluzivisht me atë që çfarë për së afërmi përmbajnë bombat e tij, kush do të pësoj prej saj, pse nuk i publikon menjëherë, e shumë të tjera, raporton Almakos.
Në pyetjen se përse për një kohë të gjatë Zoran Zaev thotë se ka ‘bomba’, por deri më tani nuk janë publikuar, dhe se spekulohet në opinion se mund të ketë bisedime të fshehta me Gruevskin, Zaev përgjigjet, - “Bomba e Zaevit, realisht, janë fakte dhe argumente… Është e rëndësishme që opinioni i gjerë të mësojë se për çka bëhet fjalë, me ç’rast është e parëndësishme koha kur do publikohen. Kujdesemi në çdo detaj, para se t’i publikojmë”
Zaev i hedh poshtë të gjitha tezat e disa analistëve që thonë se bombat e tij më të fuqishme nuk do të ‘eksplodojnë’ duke thënë, “Mënyra se si Qeverisin Gruevski dhe Ahmeti marrëdhëniet ndëretnike i kanë çuar në kufirin afër eksplodimit… Aktrojnë nacional-romantikë, që më pas të funksionojnë e bashkëpunojnë në tender-koalicionin… Unë nuk jam aspak i lumtur që i disponoj me këto argumente që tregojnë krimin që po i bënë Qeveria shtetit të Maqedonisë, po thuajse qe 10 vite. Nuk do të jenë të lumtur as qytetarët kur ti marrin veshtë këto të vërteta. Por për këtë të vërtetë është detyrimi ynë si opozitë, që para opinionit ti shfaqim të gjitha atë që i disponojmë, me qëllim për të demaskuar në tërësi Qeverisjen e Gruevskit dhe partnerëve të tij”, thekson Zaev për ‘Slloboden Peçat’, transmeton Almakos.
Tutje Zaev rithekson se qëndron pas asaj se pas publikimit të argumente që ka, do t’i vijë fundi Familjes që Qeverisin, ndërkaq për ata se sa mediet do i publikojnë këto bomba, ai thotë se jetojmë në shekullin XXI, kështu që ka mjaft hapësira se ku mund të publikohen të njëjtat.
Po ashtu lideri i opozitës maqedonase LSDM-së, Zaev në këtë intervistë thekson se njëri prej qëllimeve kryesore të tij është të krijohet ambient dhe sistem i sigurtë, ku nuk do të ketë mundësi të dominoj policia politike, si dhe ajo e DBK-së (Agjencisë për Zbulim dhe Kundërzbulim), sidomos sektori i saj e pestë, të cilat do të jenë çështje që duhet të hetohen.
Ndërkohë, Zaev ka thënë se është i vetëdijshëm që e pret një ‘luftë’ e madhe, ku do goditet vazhdimisht nga mediet e pushtet, por asgjë nuk do ta bëjë të dorëzohet për mos publikim e ‘bombave’ që i posedon./Almakos















