Arsyetohen T-Mobile, VIP dhe ONE për ndërprejen e valëve, gjatë protestave
Pas reagimeve të shumta të qytetarëve përmes rrjeteve sociale se gjatë protestës së studentëve në Shkup, telefonatat dhe përdorimi i internet në celular ka qenë i pamundur, operatorët celularë dolën me komunikata për shtyp.
Sipas operatorit T-Mobile:
“Për shkak të problemit teknik pati ndërprerje të shkurtër të të gjitha shërbimeve në rrjetin celular nga ora 12:35 deri në orën 12:50. Ndërprerja e shërbimeve u ndje nga gjithë klientët tanë, në territorin e Shkupit dhe pjesën më të madhe të Maqedonisë. Shërbimet e bisedave janë tërësisht funksionale, ndërsa interneti në telefon ende punon me vështirësi. Ekipet tona profesionale po punojnë për normalizimin e gjendjes sa më shpejtë. T-Mobile Maqedoni kërkon ndjesë për pengesat e shkaktuara”.
Nga operatori VIP njoftuan gjithashtu se:
“Në periudhën nga ora 12:35 deri në orën 12:49, për shkak të problemeve në T-Mobile, edhe shfrytëzuesit e shërbimeve telekomunikuese të operatorit VIP nuk munden të lidheshin, vetëm kundrejt këtyre numrave, ndërsa komunikimi në rrjetin VIP dhe ndaj operatorëve të tjerë zhvillohej normalisht”.
Nga operatori i tretë, ONE theksuan:
“Si pasojë e problemit në rrjetin e T-Mobile, në periudhë të shkurtër kohore pati ndërprerje të plotë të komunikimeve me numrat e T-Mobile. Edhe pas vendosjes së lidhjes, vështirësitë vazhduan edhe për një farë kohe”, - thuhet në njoftimin e operatorit ONE.









