Bëhu kreativ, fito para - tetova1.com

Bëhu kreativ, fito para


fluentt
Kategoria: Shpallje

Postuar më: Wed, Dec 10, 2014





Mjafton të jesh kreativ, punësimi vin vetë!

K O N K U R S SH P Ë R B L Y E S

Qendra për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime “FLUENT” në vitin akademik 2014/15 në mesin e shumë kurseve e trajnimeve që janë në rrjedhë, parasheh realizimin e një sërë aktivtetesh tjera të parapara me plan-programin e vitit aktual akademik.

“FLUENT” duke u orvatur të merr në konsideratë edhe sugjerimet që vijnë nga jashtë, madje duke stimuluar kreativitetin, shpall konkurs shpërblyes për zgjedhjen e IDESË MË KREATIVE PËR TRAJNIM TË MUNDSHËM NË “FLUENT”.

Kriteret:

- Emërtimi i kursit përgatitor/trajnimit në mënyrë të qartë

- Përshkrim i idesë në jo më shumë se tre faqe A4, apo 1200 karaktere (përfshirë rolin, rëndësinë, nevojën e tematikës, qëllimet, profesorët/ligjëruesit e mundshëm, koston financiare)

- Ideja për projektin kreativ mund të konceptohet në cilindo vendbanim ku ka përfaqësi “FLUENT, apo mund të konceptohet që të realizohet në të gjitha njëkohësisht

- Personi që do përzgjidhet me idenë më inovative do të ketë mundësinë e angazhimit në “FLUENT” si koordinator projekti, apo i njëjti do të shpërblehet me shumë të njëhershme në të holla.

- Idenë për trajnimin më atraktiv do ta zgjedh komisioni adekuat i përbërë nga menaxhmenti i “FLUENT” dhe profesorë të jashtëm

- Në rast vlerësimi se kemi më shumë se një ide e cila meriton të realizohet a shpërblehet, komisioni zgjedh e shpërblen deri në tre ide kreative.

- Kohëzgjatja për paraqitjen e ideve, nga data 20.11.2014 deri 15.12.2014

- Email: [email protected] [email protected]

- Shpallja e fituesit (fituesve) deri më 31.12.2014 Suksese e ju përcjelltë mbarësia!

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net