SHGM-ja të shtunën do të zgjedh kryesinë e re - tetova1.com

SHGM-ja të shtunën do të zgjedh kryesinë e re


Kategoria: Lajme

Postuar më: Wed, Dec 10, 2014





Të shtunën SHGM-ja do të zgjedhë kryesinë e saj të re. Në Kuvendin zgjedhor që mbahet njëherë në 4 vjet, gazetarët do të zgjedhin kryetarin dhe anëtarët e Këshillit Drejtues e Mbikëqyrës si dhe anëtarët e Këshillit të Nderit. SHGM-ja iu bëri thirrje të gjithë anëtarëve të shprehin masivisht solidaritetin e tyre.

Kryetari aktual Naser Selmani, nuk ka kandidat rival për momentin, pasi deri tani askush nuk ka shfaqur interesim për postin në fjalë. Kandidatura mund të dorëzohen edhe të shtunën gjatë mbajtjes së Kuvendit zgjedhor.

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net