Përkrahësit e Besës në facebook nuk duan që kuadrot e BDI ti bashkangjiten lëvizjes
|
Deklarata e Afrim Gashit-njërit prej themeluesve të Lëvizjes Besa se ekziston interesim i madh te kuadro të partive tjera për të kaluar në radhët e Lëvizjes së tyre ka ngjallur reagime te përkrahësit e lëvizjes në facebook.
Në postimin e tekstit “Gashi: Interesim i madh nga kuadrot e partive tjera” në faqen Lëvizjes Besa në facebook janë bërë shumë komente të cilat nuk pajtohen që kuadrot e PDSH-së dhe veçanarisht BDI-së ti bashkangjiten lëvizjes.
Ja disa prej komenteve:
B.Muaremi: Ndoshta gaboj po mendimi im ,as mos i pranoni hiq bile let rin qati ku jan,tradhti ju kan bo popullit si pdsh ashtu dhe bdi ma shum,veq se nuk duhet harru denimin do ta marin nga populli
I.Sadiku: Atehere pse u themelua Levizja per te zevendesuar vetem emrin e BDI-se ? Ne duam njerez te rijnje, nuk duhet bile tu jepet nje shanse atyre te deshtuarve ne politike, ne duam perzonazhe te ri dhe te paster, te kualitetshem dhe te arsimuar.
K. Kasami: mendoj dhe shpresoj nuk duhet as te diskutohet nje gjee e tyll,ata nuk kan vend jo ne BESA po bile bile as ne burgjet e maqedoniis duhet bojkot i plot po qese behet nje gabim i tyll nga BESA ateher per popullin do te ishte nje deshprim shpirtnoor,se sikur teja vlente qe ato far “deputetash” te kishin kapacitet populli i mjer nuk do te ishte ne ket gjendje!!!!!!

M.Maradani: Tash Lëvizja Besa po bëhet qerdhe mbrojtese per korupcionin e shantazhet tradhtit te partive tjera ?!?!ju lutem ..mendoni 100 her dhe vendosni e folni 1 herë .. Hapni syt se zëri ju ka dal per te miren kunder se keqes ,… Ju ka dal zëri per nje Shqiptar te lumtur ne te ardhmen … Shumica tash po pregaditen tja u ndegjojn juve zërin dhe punen … Qe nji shqiptar do te ishte knaqsi te ndjehet ashtu Shqiptar me vend .. Po e thom kete sepse ne partit tona ska kurgja per momentin Shqiptare .. Pra shpresat drejtohen kah ju Lëvizja Besa..siguroheni mir dhe hapni syt mirë kujt ja u hapni dyert… Allahu ju ndihmoft dhe Suksese
T.Memedi: O vllezer mose perzi haromin me hallollin se sjan ka ju vin ks piuna paster vetem
B.B.Zendeli: Pa marre parasyshe interesimin e “kuadrove te partive ne skenen politike” (ne qoft se mund ti quajm kuadro politike), me cdo kusht Levizja Besa duhet te mbetet ne distance se ata qe pretendojn te vijn tek BESA nuk ishin te vetedijshem kur e thyen besen e moralit per 15 vite ndaj popullit. Shumica e atyre qe pretendojne te vijn tek Besa e popullit permes Levizjes BESA, kane qellime per ta demtuar Levizjen BESA nga brendesia e saj, sikur shka i shkaterruan vlerat dhe ekonomine popullit ne keto 15 vitet e fundit duke u mbeshtetur ne besen e deshmorve dhe popullit ne pergjithesi.
S.Lajçi: Kujdes me ta, filtroni, sitini, sitini sitini se përndryshe lehtë deshtoni me ta.
Ata që zakonisht shprehin interesim të kalojnē nga njera parti ne tjetren, ketë e bejnë zakonisht nga interesi që shofim mindesi me te madhe për arritje në pushtet, hapesire me te madhe ne partine e re etj. Por kuptohet zakonisht, jo çdoherë.
D.Celcima: Toleranca besimi ne vlerat dhe traditat e nje vendi e karakterizon kete levizje si nje perparesi te saj.Nese shume politikane afrohen atehere kjo tregon se kjo parti pervec Beses permban dhe mikpritjen dhe tolrrancen.vlerat shkojne dhe mbeten bashke.antivlerat skarcohen nga koha dhe zhyten ne llumin qe gjenerojne
F.Kadriu: Njerëz të rij.jo tjere
B.Guri: Ju ato as mos i pranoni ato nuk jan njerez ato jan qen mos e perlyni besen me njerez te harxhuar politikisht dhe moralisht
Afrim Gashi theksoi se Lëvizja Besa është e hapur edhe për kuadro që në të kaluarën kanë qenë të angazhuar në parti tjera ose jo. Sipas tij, kusht është që ata kuadro të kanë bekgraund të fortë moral dhe profesional. “Njerëz dhe kuadro të mirë, profesionalisht të ngritur dhe moralisht të pastër ne kërkojmë gjithandej dhe nëse këta na vijnë nga radhët e BDI-së apo të subjekteve tjera, pse mos t’u ofrojmë hapësirë, mjafton që ata të mos kenë marrë vendime të dëmshme për shqiptarët deri sa kanë kryer funksionet e tyre. Sa i përket deputetëve aktual që duan të na bashkëngjiten, u themi se nëse dikush prej tyre voton stemën e re të shtetit, ne nuk mund t’ua hapim derën në radhët tona”, thekson Gashi.
/tetova1/










