Zejnullahu: Si i mbrojn interesat e shqiptarëve Ahmeti dhe Thaçi-me telekomandë, me telepati? - tetova1.com

Zejnullahu: Si i mbrojn interesat e shqiptarëve Ahmeti dhe Thaçi-me telekomandë, me telepati?


ali-menduh
Kategoria: Lajme / TOP LAJM

Postuar më: Sat, Dec 13, 2014





Gazetari Nazif Zejnullahu ka komentuar mos prezencën e Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit në mbledhjet e Parlamentit të Maqedonisë.
“Tele…shqiptarë! Çka i thua kësaj pune? Ali Ahmeti gjithandej kërkon kthimin e LSDM-së opozitare në Kuvend, ndërkohë që vetë ai 58 herë, më shumë se një vit (një vit ka 52 javë!), nuk ka shkelur në dyert e tij! Këtë “rekord” mungesash ka dhe Menduh Thaçi. Po si e bëjnë ata politikën? Si i mbrojnë interesat e shqiptarëve? “Me telekomandë”, “me telepati”…Prandaj në këtë derexhe është pozita e tyre “në Shkup e rrethina”, përfundon komenti i gazetarit Nazif Zejnullahu.

/tetova1/

 

KJO WEB FAQE HOSTOHET NE SERVERAT E GlobiSOFT.Net